Niko Dendias dhe deti Jon

Votohet në parlamentin grek, Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë kilometra, vlerësoj qëndrimin e Ramës

19 Janar 2021, 13:35| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:02

  • Share

Ditën e sotme, në parlamentin grek votohet për dekretin për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon. 

Në fjalën e tij e mbajtur në Kuvend, ministri i i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias  është shprehur se zgjerimi i hapësirës detare nga 6 në 12 mijë i shton Greqisë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse kësaj i shtohet edhe mbyllja e gjireve zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë.

Dendias vlerësoi edhe qëndrimin e Ramës për këtë vendim të Greqisë.

"Asnjë kryeministër Greqisë, në çdo kohë, nuk do të negocionte çështjen e ujërave territoriale, sepse ajo është një çështje e sovranitetit të shtetit. Vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e së drejtës sonë," tha ai, duke shtuar se "Kryeministri shqiptar, Rama, bëri një deklaratë të qartë e cila e nderon, kur u kritikua nga opozita, se është një e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë".

Ministri i Jashtëm tha se zgjerimi në jug dhe në lindje të Kretës duhet të vazhdojë, në mënyrë që të ndalohet agresioni i paligjshëm turk, i cili u manifestuar, me guxim midis 6 dhe 12 milje detare.

Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këtë lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Ky vendim i Greqisë solli një sërë reagimesh në Shqipëri nga eksponentë të opozitës, të cilët e kanë konsideruar si një përmbushje të axhendës greke në dëm të Shqipërisë. 

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare. 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enveri: 19/01/2021 19:06

    Albania ka ngelur jetime..,tallet bota me të???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?