Basha: Do kontestojmë ndryshimet që shkelin ‘5 qershorin’

5 Tetor 2020, 11:34| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 16:43

  • Share

TIRANË- Kryedemokrati Basha tha se opozita e bashkuar do të kontestojë në çdo lloj forme ndryshimet në Kodin Zgjedhor që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit, duke i cilësuar ato antikushtetuese

Nga "Myslym Shyri" në Tiranë ku ishte në takim me pronarët e bizneseve, Basha u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të humbasë thellë zgjedhjet e 25 prillit. 

"Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse kjo bandë e ka katandisur kështu vendin. Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët.

Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”,- tha kryedemokrati.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?