Prokuroria Fier

Kronikë

Votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 2022-it në Lushnjë, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim një person

22 Prill, 11:27| Përditesimi: 22 Prill, 14:26

  • Share

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një person i cili votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 2022-it në Lushnjë

Sipas një njoftimi zyrtar për mediat bëhet me dije se H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk (6 mars 2022).

Konkretisht ai ka votuar herën e parë si komisioner i KQV dhe herën e dytë ka votuar si qytetar.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj për veprën penale ‘Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar’, parashikuar nga neni 327/a pg.1 i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal nr.108 të vitit 2023, në përfundim të hetimeve për këtë procedim penal, prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin H.Gj., dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq, pasi u provua se, në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Lushnjë të zhvilluara në datën 06.03.2022, i pandehuri H.Gj. ka votuar dy herë në qendrën e votimit ZAZ 54 Dushk, Bashkia Lushnjë.

Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?