Politikë

Voton kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje, kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 14:31| Përditesimi: 11 Maj, 14:46

  • Share

 

Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ditën e sotme. 

Në një prononimcim për mediat ai u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të vihet para përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, ndërsa u ka bërë thirrje qyterarve që nuk kanë votuar që të dalin dhe të votojnë.

'Mesazhi është i qartë për ata që ende nuk kanë votuar. Ata që janë në idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë tej votës në proces, do të marrin përgjigje nga institucione përkatëse. Shumë e rëndësishme që jo vetëm politikanë por edhe qytetarët të kuptojnë që kanë përgjegjësi në lidhje me procesin zgjedhor. Minimumi i dënimit është 3 vite dhe ky është një mesazh i qartë për të gjithë, është e rëndësishme që jo vetëm politikanët, por edhe votuesit të kuptojnë se kanë përgjegjësi në raport me procesin zgjedhor', tha ai.

Lidhur me kërkesën e PS për të shtyrë orarin e votimit për shkak të bllokimit të rrugëve nga Giro D'Italia në Vlorë, Celibashi tha se është kompetencë e komisionit rregullator që të vendos për këtë. 

'Unë ja kam përcjell komisionit rregullator kërkesën dhe në këtë rast janë ata që duhet ta vlerësojnë, ata janë kompetentë', tha ai.


Lajmi kryesor:

Mbyllet votimi/ Celibashi: Procesi në përputhje me standardet, rezultati për votimin elektronik shpallet nesër! Përfundimtari deri pasditen e së martës


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?