Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke theksuat se procesi i votimit është vendimtar dhe të gjithë duhet të votojnë pa asnjë shqetësim.
Erdogan u kërkoi të gjithë qytetarëve të hedhin votën e tyre pasi vullneti i tyre është shumë i rëndësishëm për sa i përket demonstrimit të forcës së demokracisë turke.
Miliona votues filluan të drejtohen drejt qendrave të votimit në Turqi ndërsa zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vendit filluan në orën 8 të mëngjesit.
“Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin pa asnjë problem. Me shumë entuziazëm po votojnë edhe qytetarët tanë në rajonin e tërmeteve. Ne nuk hasëm asnjë problem edhe në atë rajon,” tha Erdogan.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.
Çdo votues do të votojë dy vota, një për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një mandat pesëvjeçar.Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.
Më shumë se 30 parti politike dhe mbi 150 kandidatë të pavarur deputetë do të garojnë në zgjedhje.Në garë janë pesë blloqe shumëpartiake: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste.
Lajmi kryesor:
Mbyllen zgjedhjet në Turqi, rezultatet paraprake nxjerrin fitues Erdoganin! Opozita: Kandidati ynë po kryeson
M.T/ReportTv.al