Florida Ymeri

Politikë

‘Votoni Ilir Metën..!’ PL denoncon rrënimin e shëndetësisë, Ymeri: Mjekësia nuk është luks, rrethet në harresë! Nuk premtojmë mrekulli, por dinjitet!

28 Prill, 12:18| Përditesimi: 28 Prill, 12:25

  • Share

Partia e Lirisë denoncon rrënimin e sistemit shëndetësor në Tiranë dhe rrethe, teksa premton se do u rikthejë dinjitetin mjekëve dhe siguri shëndetësore qytetarëve shqiptarë.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë së Partisë së Lirisë, Florida Ymeri, doli sot me një deklaratë për mediat, ku apeloi për votimin e aleancës opozitare me PD dhe në veçanti për votimin e kryetarit të arrestuar prej 21 tetorit 2024, Ilir Metaj.

“Spitalet e rretheve po shuhen një nga një. Aty ku dikur kishte jetë, shërbim dhe shpresë, sot ka korridore të zbrazura, mungesë mjekësh, dhe shumë të sëmurë detyrohen të udhëtojnë orë të tëra për një ndihmë bazike”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Deklarata e Florida Ymerit, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në PL:

“Ndërkohë që qeveria vazhdon të investojë miliona euro në projekte fasadë, me godina spitalore në Tiranë që shërbejnë vetëm për propagandë, realiteti i qytetarëve jashtë kryeqytetit është alarmant.

Spitalet e rretheve po shuhen një nga një. Aty ku dikur kishte jetë, shërbim dhe shpresë, sot ka korridore të zbrazura, mungesë mjekësh, dhe shumë të sëmurë detyrohen të udhëtojnë orë të tëra për një ndihmë bazike.

Në Pogradec, Kukës, Tepelenë, Bulqizë, Librazhd, Tropojë, qytetarët nuk kanë më spitale funksionale.

Kirurgjitë janë mbyllur. Urgjencat janë kthyer në pika referimi. Gratë shtatzëna, të moshuarit, të rinjtë, të gjithë detyrohen të marrin rrugën drejt Tiranës, për një ekzaminim të thjeshtë.

Dhe kur arrijnë atje, përballen me spitale të mbingarkuara, radhë të gjata, dhe një sistem që nuk i shërben më pacientit, por interesit. Kjo është fytyra e vërtetë e një shëndetësie të braktisur.

Një sistem i ndërtuar për të bërë përshtypje, jo për të shpëtuar jetë. Dhe kjo është e pafalshme.

Si mjeke, edhe si qytetare, e ndjej detyrim moral të flas në emër të atyre që nuk dëgjohen. E bëj këtë thirrje, jo thjesht për të denoncuar një realitet të hidhur, por për të kërkuar zgjim dhe përgjegjësi.

Por ka shpresë!

Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka një program të qartë, realist dhe të zbatueshëm, të ndërtuar me profesionistë dhe për qytetarët. Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë punë serioze, rikthim të dinjitetit për çdo profesionist, dhe siguri për çdo pacient, kudo që të jetë në Shqipëri.

Shëndetësia nuk është luks për Tiranën dhe harresë për rrethet. Shëndetësia është një e drejtë për të gjithë! Paratë e shqiptarëve nuk mund të përdoren për fasada boshe, ndërkohë që jetët e tyre rrezikohen çdo ditë nga mungesa e shërbimit bazik.

Koha për drejtësi shëndetësore ka ardhur! Mjaft më me harresa. Mjaft më me shfaqje.

Zgjedhim jetën. Ndërtojmë besimin. Kthejmë dinjitetin. Koha për një shëndetësi që shërben, jo që shfaqet.

Ndaj, më 11 maj, votojmë Koalicionin PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Votojmë Ilir Metaj”.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 28/04/2025 13:28

    Moj zhgaravine dinjitetin çdo shqiptar e ka fituar nga PS jo nga likja dhe mona .Shendetesia ka pesuar ndryshim si nata me diten .Ju jeni kaq te pa informuar per ndryshimet qe ka pesuar Shqiperia se ju vrasin syte .I thuaj like hajdutit te kthej floririn e vjedhur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?