Kroçera Voyager of the Seas

Sociale

‘Voyager of the Seas’ me mbi 3600 turistë, për herë të parë në Portin e Sarandës

13 Shtator, 17:33| Përditesimi: 13 Shtator, 17:39

  • Share

 Kroçera  “Voyager of the Seas” me 3626 pasagjerë ka mbërritur për herë të parë në portin e Sarandës.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “turistët e mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

“Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”, shkruan Rama.

Kroçera  “Voyager of the Seas” me flamur Bahamas mbërriti dje në Portin e  Sarandës.

Gjeografia e turistëve ishte e larmishme, pra nga disa shtete si australianë, amerikanë dhe kanadezë të moshave të ndryshme.

Turistët u ndanë në grupe të ndryshme sipas destinacioneve përkatëse të përzgjedhura prej tyre si në Butrint, kalanë e Lëkurësit, Syrin e Kaltër, apo në qytetet e Gjirokastrës dhe Përmetit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?