Të akuzuarit për vrasjen e shqiptarit në Greqi

Vranë 31 vjeçarin shqiptar nga Gramshi për t’i marrë 12 mijë eurot dhe më pas e groposën në plazh, tre të akuzuarit dalin para gjykatës në Greqi

11 Nëntor 2022, 17:52| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 17:55

  • Share

Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31 vjeçarit shqiptar në në plazhin Kartela të Greqisë, kanë dalë sot para gjykatës së Qiparisias. Ndaj të treve rëndojnë akuzat për vrasje dhe grabitje. Ata nuk kanë folur për krimin e kryer, duke u përpjekur të mohojnë akuzat.

Shkaku për ngjarjen e rëndë të ndodhur mendohet të ketë qenë, shuma e madhe e parave që Eni Dollani nga Gramshi kishte pasur me vete.

Mbrëmjen e së dielës, 31-vjeçari së bashku me një shqiptar 30-vjeçar, një greke 30-vjeçare dhe një tjetër 24-vjeçar grek po argëtoheshin në një lokal në Kyparisia. Viktima e dyshohet se kishte me vete një shumë të madhe parash, e cila arrinte në 12 mijë euro, gjë që ishte vënë re nga të tjerët.

Sipas mediave greke, në kamerat e sigurisë tregohet se grupi ka hipur në një makinë, ku autoritetet kanë vënë në dukje se koha përkonte me orarin kur mund të ketë ndodhur krimi.

Tre autorët e dyshuar e kanë joshur 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë rrahur dhunshëm me send metalik në kokë dhe në trup për t'i marrë paratë më pas e kanë varrosur në rërë për të mbuluar gjurmët. Ata u arrestuan në afërsi të Zevgolatio-s dhe iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat iu konfiskuan si pjesë e 12000 eurove që dyshohet se posedonte viktima.

Urdhri i arrestit është lëshuar mesditën e djeshme për personin tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në krim, 24-vjeçarin nga Valyra dhe pak orë më pas është arrestuar në banesën e tij, pas një operacioni policor nga Sigurimi i Kalamatës.

Trupi i pajetë i të riut shqiptar u zbulua nga qeni i një prej qytetarëve që kishte dalë shëtitje në plazhin e Kartelas.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?