Sajmir Miri dhe Indrit Ndoj

U akuzuan se vranë 34-vjeçarin në Fushë-Krujë dhe e hodhën në kanal, Gjykata liron nga burgu 2 autorët e dyshuar

1 Shkurt 2023, 13:35| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 15:26

  • Share

KRUJË - Prokuroria kërkoi hetimin në gjendje të lirë të dy vëllezërve të dyshuar për vrasjen e fqinjit të tyre Indrit Ndoj në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur më 21 tetor 2022. Kërkesa e akuzës u mbështet nga gjyqtarja e Krujës Konstandina Kuro e cila vendosi që Sajmir dhe Landi Miri të mos hetohen më në masë arresti me burg por të jenë të lirë me detyrimin për tu paraqitur në gjykatë. 

34-vjeçari Indtrit Ndoj kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pranë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë.  Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë. Gjatë gjithë fazës së hetimit, vëllezërit e arrestuar kanë mohuar të jenë autorë të vrasjes.

Ata u vunë në pranga pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbi jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 21 tetor 2022 në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?