FUSHË KRUJË- Nën masa të rrepta sigurie mbërritën në Gjykatën e Krujës, dy vëllezërit Miri, të akuzuar për vrasjen e fqinjit të tyre, Jermit Ndoj më 21 tetor 2022, i cili kishte thyer masën e arrestit shtëpiak.
Gjykata la në masë arresti me burg për 60 ditë Saimir dhe Landi Mirin që u arrestuan disa ditë pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Sipas autopsisë, i riu humbur jetën nga gjakderdhja pasi u godit me kaçavidë në kofshë.
Deri më tani, vëllezërit e dyshuar nuk kanë pranuar të jenë autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit. Ndërsa Prokuroria dhe policia kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes një shapkë dhe një biçak që janë dërguar për ekspertim.
Saimiri Miri dhe viktima Indrit Ndoji
Trupi i pajetë i viktimës u gjet në një kanal nga familjarët e tij teksa po shkonin në punë. Indrit Ndoj ishte i njohur për uniformat blu si përdorues droge po ashtu në shtator të 2021 ai është arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, pasi është kapur duke trafikuar 19 sirianë drejt Kosovës.