I vrau dhe i qau në varrim, gjykata lë në burg autorët e vrasjeve në Durrës, avokati: Nuk ka prova kundër Altin Ndocit

2 Maj 2020, 08:16| Përditesimi: 2 Maj 2020, 14:49

  • Share

Gjykata e shkallës së parë në Durrës sot ka lënë në burg pa afat dy personat e arrestuar për vrasjen e katër të rinjve në mars dhe prill në qytetin bregdetar. Dy të akuzuarit u dërguan të ndarë në gjykatë, por pavarësisht kërkesës së prokurorit Gëzim Veizi që masat të jepeshin veç e veç, pasi Klevis Alla është bashkëpunëtor i drejtësisë, avokati kërkoi të kundërtën, që u pranua nga gjyqtarja Eda Kaja. 

Por cilat ishin provat? Në gjykatë për masën e sigurisë, prokurori paraqiti si provë bashkëpunimin e 22-vjeçarit Alla, që tregoi gjithçka, tabulatet telefonike dhe bisedat mes tyre, por mbi të gjitha edhe xhamin e thyer të makinës 'Toyota' që u përdor në vrasjen e dy vëllezërve dhe që mbeti në vendin e krimit.

Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh në përfundim të seancës se prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete që lidh klientin e tij me vrasjet. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe miqësore me dy vëllezërit, madje kishte qenë në varrim e tyre dhe të tretat. Ndërkohë që avokati i 22-vjeçarit i zgjedhur kryesisht nga gjykata, Avenir Stermasi, u shpreh se Klevis Alla heshti në gjykatë duke pranuar kështu krimin. "Ka prova në të gjitha vendet. Klevisi nuk foli në gjykatë" tha ai. Dy të rinjtë akuzohen për vrasje me dashje, armëmbajtje dhe përdorim i makinës së vjedhur.

Shkak i vrasjeve sipas prokurorisë janë pazaret e drogës. E kaluara e viktimave dhe autorëve nuk ka qenë e panjohur për policinë, pasi kanë qenë kapur dhe dënuar më parë për drogë. 2 nga 4 viktimat kanë qenë të dënuar për trafik narkotikësh, konkretisht Dorjan Shkoza 35 vjeç, që u vra në 2 mars, ka qenë ish i dënuar me 8 vjet burg për drogë dhe Besmir Haxhia që u vra në 27 prill, ishte dënuar në Greqi dhe Francë po për narkotikë.

Ora 10:56
Report Tv zbulon dosjen/ Xhami i makinës 'Toyota' që lanë në vendin e krimit fundosi autorët në Durrës

TIRANE-REPORT TV ka zbardhur kërkesën me provat e prokurorisë që u depozitua sot në gjykatë për dy të rinjtë e akuzuar për katër vrasjet në Durrës, të cilët do të qëndrojnë në burg pa afat. Prokuroria deklaron se ka të dhëna të shumta që provojnë se autorë të vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në datë 27 prill janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla. Sipas prokurorisë në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, 38 prej të cilëve në trupat e dy vëllezërve.

Dinamika e vrasjes
Në dosjen e prokurorisë theksohet se autorët me makinën tip 'Toyota' ngjyrë e zezë me portobagazh dhe targat AA 375 NX (e vjedhur disa muaj më parë dhe targa false) i ka ndjekur dy vëllezërit që po lëviznin me një 'Golf' më pas te vendi i quajtur Tregu i Makinave i kanë parakaluar duke u bërë pritë dhe zbrazur kallashnikovin me 55 plumba drejt tyre.

"Në datën 27 vëllezërit kanë qenë në lagjen 15, në Spitallë dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI në drejtim të Shënavlashit. Me pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin ‘Tregu i makinave’, autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe më pas kanë parakaluar me automjetin e tyre dhe i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta, viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë" thuhet në dosje.

Por si u zbuluan autorët?
Përpos bashkëpunimit të 22-vjeçarit Klevis Alla, që tregoi më pas gjithçka, prokuroria tregon si arriti te identifikonte autorët. Detaji që ka fundosur autorët ka qenë xhami i makinës tip 'Toyota' që përdorën autorët për vrasjen. Sipas policisë, pasi i kanë ndjekur dhe i kanë parakaluar duke i ekzekutuar me breshëri dy vëllezërit Haxhia, nga kontrolli i vendit të ngjarjes u gjet një pjesë xhami e thyer e makinës tip 'Toyota' me xhama të zinj të autorëve, që u fiksua më pas kur u largua nga kamerat e sigurisë së një subjekti duke çuar në gjetjen e automjetit. 

"Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat 'TOYO...".  Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit "Toyota". Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një automjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët" thuhet në dosje.

Me gjetjen e makinës, zbardhjen e tabulateve telefonike dhe bashkëpunimin e Klevis Allës ngjarja u zbardh. Por pa përgjigje mbeten dy pyetje, e para fakti si është thyer xhami i makinës së dy autorëve të vrasjes në vendin e ngjarjes dhe e dyta njollat e gjakut të 22-vjeçarit Alla te "Toyota".

1588409448_makina.jpg

Xhami i thyer i makines tip 'Toyota'

Njolla e gjakut te makina tip 'Toyota'

Pjese nga dosja e Prokurorise

2 viktimat vëllezërit Haxhia të vrarë 27 Prill

Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdija të vrarë më 2 Mars
Ora 10:32
Vrasjet në Durrës! Zbulohet emri i 22-vjeçarit që bashkëpunoi duke nxjerrë emrat

Report Tv zbulon emrin e 22-vjeçarit që pranoi që të bashkëpunonte me drejtësinë, pasi u arrestua për vrasjet në Durrës. Ai është Klevis Alla 22-vjeç nga Durrësi. Dëshmitë e tij çuan policinë në arrestimin e Altin Ndocit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ora 10:30
Organizatori nuk pranon vrasjet, bashkëpunëtori i drejtësisë hesht

Gjykata e Durrësit ka vendosur që të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjeve në Durrës, Altin Ndoci dhe 22-vjeçarin Klevis Alla. Ndoci mohoi akuzat, ndërsa Alla heshti. Pas përfundimit të seancës, Report Tv siguron pamjet e momentit kur largohen me furgonin e blinduar të policisë.

Ora 10:22
Vrasjet në Durrës! Gjykata burg autorëve, avokati: Altin Ndoci u shkoi në varrim, kishte lidhje miqësore, s'ka fakte

Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.

"U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat janë fryrje. 

Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Nga policia vetëm prova që vërtetonin faktin krimal, por prova për Altin Ndocin nuk ka" tha Visha. 

Avokati i 22-vjeçarit që është bashkëpunëtor i drejtësisë, Avenir Stermasi, i zgjedhur kryesisht nga gjykata u shpreh pas seancës gjyqësore në Durrës se Klevis Alla ka heshtur në gjykatë duke pranuar kështu krimin. "Ka prova në të gjitha vendet. Klevisi nuk foli në gjykatë" tha ai. Ndërsa prokuroria, tha më tej ai, nuk paraqiti provave konkrete. Dy të rinjtë akuzohen për vrasje me dashje, armëmbajtje dhe përdorim i makinës së vjedhur.

Ora 10:04
Bie plani i prokurorisë për t'i ndarë! Dy të akuzuarit e Durrësit bashkë para gjykatës

Prokuroria fillimisht vendosi që masat për dy të arrestuarit të jepen ndarë, pra jo të dy bashkë për arsye se njëri prej tyre vendosi që të bashkëpunonte më drejtësinë. Por avokati i njërit prej të akuzuarve nuk ka pranuar që masat të jepen veç e veç. Në këto kushte morën edhe të arrestuarin tjetër dhe seanca po zhvillohet me të dy përnjëherë.

Ora 08:59
Në masa të forta futen në gjykatë të ndarë autorët e vrasjes së 4 të rinjve në Durrës (VIDEO)

Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. Altin Ndoci dhe 22-vjeçari me inicialet K.A. nga Durrësi në shoqërimin e forcave të shumta dhe masave të rrepta të sigurisë janë futur në gjykatë. Të akuzuarit nuk janë dërguar bashkë nga drejtoria e policisë në gjykatë, por të ndarë, pasi njëri prej tyre pranoi që të bashkëpunonte me drejtësinë, pra 22-vjeçari. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur futën në gjykatë. Prokurori i dosjes është Gëzim Veizi, ndërsa gjyqtare Eda Kaja.  

Komento

Komente

  • Brezi i djegur: 02/05/2020 21:21

    Na e shpifet o njerez te poshter, njerz mali, pa bese, pa fe, pa burrni. Prandaj nuk e donit Enver Hoxhen se ai ishte per ligj e civilizim.. Ju njifni vetem ligjin e shpelles. Koken hengshit derisa te shfarroseni.

    Përgjigju
    • Njeriu i ri: 03/05/2020 10:01

      Ai me nje deshmitar te rreme te merrte jeten, ndersa familja degdisej ne internim ne anen e kundert nga ku banoje. Ai ishte burre qe te vriste naten dhe pastaj te qante diten duke te dekoruar si hero te popullit.

  • Enforcement: 02/05/2020 15:13

    Ku eshte besa e malesorit rrac e qelbur.i vrisni naten i qani diten.hani leket e pista ju dhe ata qe meren me pislliqe

    Përgjigju
    • HJJJJ: 02/05/2020 22:55

      Keta jane Pukjane. Ndoshta Mirditore nga Puka. Malesore taman jane me lart, Malesia e Madhe, Tropoja

  • Verdikti: 02/05/2020 14:37

    Eshte e tmerrshme dhe anti-humane qe nje avokat si Visha, i cili gjendet shpeshhere si "rastesisht" ne mbrojtje te krimineleve dhe trafikanteve me te eger dhe ne ngjarjet me mizore te mos kete asnje koshience humane, te thote njehere Joooo !!! Une nuk mbroj ceshtje te Tilla.. Ta bej njehere per dinjitetin e tij dhe te ligjit !!! Prania e tij ne ngjarje te tilla ne mbrojtje te krimit gjoja per shkak te profesionit e kompromenton gjithmone kete sekser te krimit te organizuar dhe ordiner..

    Përgjigju
    • Gesi: 02/05/2020 19:02

      Avokati i duhet,se kush eshte ,pak rendesi ka... vendimin e jep gjykatesi

    • Law: 02/05/2020 15:11

      Plotesisht dakort.keta jane vrasesit e dyte me kostum e kollare jane pikerisht ata qe e nxoren me 3 vjet dhe tani ai mori 4 jete te tjera

  • Don Pablo: 02/05/2020 13:28

    Njeri i pabes rrac muti brez i degjenerum te vritni e te qani sikur po ju dhem shpirti,po ti avokat moter q** si del e mbron ni njeri te till jo per vrasjen po per faktin qe i vret dhe ju shko dhe ne shpi,duhet ligji me vdekje ne kto raste.

    Përgjigju
    • Noku: 02/05/2020 14:22

      E zeme se dal une bej nje krim dhe them se ti je bashkepunetori im (se te kam inat, e zeme). Avokati mbron te drejten universale te te dyshuarit, edhe kjo ben qe prokurori te punoje me miredhe te gjeje prova konkluduese, pra, te mos degjoje komentet e tua primitive.

  • Tosi: 02/05/2020 12:05

    Pse nuk ja dhate per gjykim Osman Aliut gjyqtarit te plepave se do i kishte liruar ne sallen e gjyqit vrasesit shpellare nga puka per 5000 euro sic ka bere ne gjtha rastet.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 02/05/2020 11:55

    SI SKE TURP MOR AVUKAT MUTI QE I DEL NE MBROJTE KETI KRIMINELI SA PER VAJTJEN NE VARRIM KETA E PERDORIN PER TE HUMBUR GJURMET MOR ZAGAR SE NA MBUSHE MENDJEN PRANDAJ DALIN NGA BURGJET KETA MONSTRA SE TI DHE TAKEMI JOT SI AVUKAT BENI TE PA MUNDUREN QE TE DEFORMONI PROVAT PER KETA KRIMINEL SE JENI TE DHEN MBAS PARAS PLERA PO TE KISHTE VRAR TY NJE PJESTAR TE FAMILJES ÇA DO BEJE O AVUKAT LESHI

    Përgjigju
    • Verteta: 02/05/2020 13:50

      Drejta per tu mbrojtur av eshte garantuar nga ligji, POR KE PLOTESISHT DREJTE sepse sidomos ky lloj avokati dmth ky sekser ordiner qe zhgryet ne parate e pista te krimit sot minimumi nuk duhet ta nxirrte surratin shpifur ne tv. Qe minimalisht ai femija pafajshem i viktimes te mos ta shikoje pas 15 vitesh. Ky avokat eshte llum eshte paria e avokateve te llumit. Mos i hengsh ato para qe do marresh ato mijra euro te zençin ne fyt o llum i shoqerise. Nuk quhesh avokat ti po sekses i rendomte qe nuk ke per ti gezuar, as ti as soji jot legen.

  • shiku: 02/05/2020 11:34

    Ca mostrash tipik verior pa fe pa moral pa kanun pa asgje, vrasin kushurinjte e vet e i shkojne ne varrim, e kerkojne kanun e bese keta plera, edhe jashte keshtu bejne ja fusn njeri tjetrit.

    Përgjigju
    • Hero: 02/05/2020 17:24

      Pse nga esht sala? Nuk qenka tropojan sala kshu? Dhe shkodrant kane bese

    • Bujar: 02/05/2020 14:20

      Kuksionet e tropajanet kane burrni, keto te tjeret shquhen per pabesi, edhe ne europ keshtu jane, Salen mos e ngaterroni me tropojant, sala osht i shartum.

    • I dituri: 02/05/2020 12:27

      Vetem kta nga zona mirdites, pukes, dhe rrethinat aty Jan te pabese. Nuk kane as bese, as fe as moral dhe asgje tjeter

  • Avokati Diallit: 02/05/2020 10:39

    Tipike e vrasësit, pasi e vret i shkon dhe në varrim për të hequr dyshimet.. Avokat k*** mos fol si idiot!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 02/05/2020 11:34

      Ashtu pra, tipike mafioze...!!!

  • Erik: 02/05/2020 10:34

    Shikoni cilet avokate marrin per te kuptuar fuqine e tyre ekonomike dhe thellesine e gjirizit ku jane zhytur.

    Përgjigju
  • Ardiani: 02/05/2020 10:31

    Avokati Saimir Vishaj vetem per te mbrojtur nuk eshte. Gjithe klientet e tij ne burg jane dhe ai vetem genjen se do ti nxjerri per te marre pagesa te majme. O popull hallexhi larg nga avokat Saimir Visha.

    Përgjigju
    • denisi: 02/05/2020 11:50

      E drejt ardo. Me mashtrus se ky avokat saimir visha nuk ka. E kam pas avokatin e vellait dhe vetem tu mashtru per lek. Asigjo sboni me ceshtjen.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?