Ervis Halimi dhe Musa Gudo

Kronikë

Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët

17 Janar, 11:34| Përditesimi: 17 Janar, 15:00

  • Share

FIER-Prokuroria e Fierit njoftoi sot (17 janar 2025) se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të tre personave, si autorë të vrasjes dhe grabitjes së të moshuarit Caush Shehaj, në nëntor të 2022-it.

Autorët e krimit, Musa Gudo, Ervis Halimi dhe një tjetër me inicialet F.Ç akuzohen per “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .

“Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit Musa Gudo, Ervis Halimi, dhe F.Ç. në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit Caush Shehaj të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi Caush Shehaj ndërroi jetë”, thotë prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre të pandehurit, shtetasit M.G., E.H. dhe F.Ç., për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në kuadër të procedimit penal nr.1394/2022, u arrit të provohet se, në datën 19.11.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Klos, Bashkia Mallakastër, shtetasit M.G., E.H., F.Ç. në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur me armë banesën e shtetasit C. Sh., të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, shtetasi C. Sh ndërroi jetë.

Në përfundim të hetimeve organi i akuzës ka përpiluar edhe kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të pandehurve M.G., E.H., F.Ç. për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e parashikuar nga neni 278 prg.1 i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit të personit dhe pasurisë së tyre.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?