Viktima Fridman Xhaferraj

Vranë dhe torturuan Fridman Xhaferrajn në vitin 2021, merr fund arratia e Lulzim Spahijas! Në momentin e arrestimit iu gjet kanabis

15 Qershor 2022, 15:50| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 16:53

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për akuzën e vrasjes.

Lulzim Spahija banues në Lushnje u arrestua nga blutë e kryeqytetit pasi në vitin 2021 në bashkëpunim me Kristi Bixhekun ekzekutuan 25 vjeçarin Fridman Xhaferraj.

Fridman Xhaferraj u gjet i mbytur më 13 qershor 2021 në rezervuarin e Gjançit nga një banor i zonës. Në trupin e 25-vjeçarit ishin konstatuar shenja dhune në trup dhe në kokë, madje ai u gjet me duar të lidhura, çka tregon se para vrasjes, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike. Xhaferraj dyshohet se u vra në Korçë dhe më pas u hodh në rezervuarin, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës. 

Policia më parë kishte kishte arrestuar Bixhekun dhe kishte shpallur në kërkim kombëtar Spahijan si bashkëpunëtor në vrasje dhe sot duket se arratia e tij ka marrë fund dhe ai tashmë do të përballet me drejtësinë.

Në momentin e arrestimit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?