Faik Ajdini dhe Blerti Kanushi

Vranë fqinjin për 4 trungje, gjykata e Gjirokastrës lë në burg babain, liron të birin! Nesër del në gjykatë ekzekutori

24 Gusht, 16:20| Përditesimi: 24 Gusht, 17:14

  • Share

Tirane- Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër caktoi sot masën e sigurisë për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Memaliajt. U vendos 'arrest me burg' për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.

Vrasja e 72 vjeçarit ndodhi më 19 gusht 2024, por trupi i pajetë i tij u zbulua në një përrua 1 ditë më pas më 20 gusht.  Ndërkohë nesër pritet të dalë në gjykatë Blerti Kanushi, 23 vjeçari i akuzuar se kreu vrasjen i nxitur nga çifti Ajdini. Ai akuzohet për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashpunikëm, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal. Në gjykatë do të dalë nesër dhe bashkëshortja e Skënderit, Darovi Ajdini, 64 vjeçe. Ajo akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Si ndodhi vrasja?
Sipas policisë Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit.

Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, u arrestuan në flagrancë Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal.  Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Ndërsa dy ditë më pas më datë 22 gusht ora 03:00  u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, dhe gruaja e Skënderit Darovi Ajdini

Motivi?
Burimet të sigurta nga gurpi hetimor bënë me dije se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte vjedhur viktima, Faiku.  

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?