Bashkëpunëtori i një krimi të rëndë, i cili u regjistrua 4 muaj më parë në një lokal të Elbasanit ku mbeti i vrarë një kamerier është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për Luan Dulellari 34-vjeç. Ai ishte aty kur autori makabër i krimit, Erjon Llapushi, kapi nga fyti kamarierin, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.
Për 34-vjecari Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit"
Gazment Kurmaku, 57-vjeç u vra më 2 tetor të 2021 për arsye banale, për një tavolinë që ishte rezervuar. Ai u vra nga Erjon Llapushi, 33 vjeç, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty.
Autori Erjon Llapushi është ende në kërkim.