Memaliaj - Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt. Ndërsa është lënë në ‘arrest shtëpie’ Darovi Ajdini, gruaja e Skënder Ajdinit e cila akuzohet pwr “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.
23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj. Ai akuzohet për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashpunikëm, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal.
Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie.
Ndërkohë dje u la në arrest me burg Skënder Ajdini, ndërsa u dha “detyrim me paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.
Si ndodhi vrasja?
Sipas policisë Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit.
Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, u arrestuan në flagrancë Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal. Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Ndërsa dy ditë më pas më datë 22 gusht ora 03:00 u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, dhe gruaja e Skënderit Darovi Ajdini
Motivi?
Burimet të sigurta nga gurpi hetimor bënë me dije se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte vjedhur viktima, Faiku.
Shumica nga mmaliaj jane kriminele te pabese.
Përgjigju