Javën e shkuar një roje i një vile luksoze ku po zhvillohej një festë seksuale në Londër u vra. Tudor Simionov u vra pasi u përlesh me 9 banditë, që në fillim u mendua se ishin vizitorë të paftuar në një vilë luksoze që vlen plot 12.9 milionë paundë.
Por sipas Daily Mail, banditët që vranë rojen janë shqiptarë. Gazeta thotë se me burimet e saj ka zbuluar se ishin shqiptarë sulmuesit që tentuan të hynin në vilë, jo për të marrë pjesën në festën e orgjive, por për të vjedhur paratë e trafikantëve të drogës dhe prostitutave. Një fqinj në Park Lane tha se para ngjarjes, në këtë vilë hynin vajza të veshur me veshje seksi.
"Para sulmit kishte vajza të veshura me veshje sexy dhe të brendshme që hynin dhe dilnin jashtë. Dukej si një festë me bazë seksin: taka të larta, korse dhe kështu me radhë."
Burimi është shprehur se ata që morën pjesë në këtë sulm po luftonin për të larë hesapet e vjetra:
"Sulmi nuk ishte aq i rastësishëm sa dukej dhe këto nuk ishin thjesht vizitorë të padëshirueshëm. Këta ishin njerëz që kishin hesape të vjetra për të larë. Ata po diskutonin për territorin.”.
Gangsterët shqiptarë dyshohet se janë pjesë e një betejë për të zotëruar territoret e bandave në Londrën Perëndimore. Në videon që është filmuar nga ngjarja dhe është publikuar në rrjetet sociale, shihet sesi ata janë përleshur me rojen ndërsa në duar mbajnë thika. Menjëherë pasi ka nisur përleshja, jashtë kanë dalë edhe të ftuarit që kanë qenë në vilë gjatë festës së orgjive dhe sulmuesit janë larguar. Ata janë në kërkim nga Policia dhe ende nuk ka një version zyrtar për atë që ka ndodhur.
Komente

Po nuk ben vjedhe,vrasje nuk ti ben Anglia letrat. Po punove pune te ndereshme dhe nuk mer social,paguan taksat atehere te kthejne nga ke ardhur..Kjo eshte Anglia
Përgjigju