Kronikë

Vranë 25-vjeçarin shqiptar në Athinë 16 vite më parë, gjykata e Korçës lë burg dy autorët

24 Maj 2024, 12:52| Përditesimi: 24 Maj 2024, 13:04

  • Share

Gjykata e Korçës ka lënë në qeli 2 shqiptarët Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari të akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Arjan Xhambazit, 16 vite më parë në Athinë.

Ata u arrestuan dy ditë më parë pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke.

Vrasja për të cilën akuzohen ka ndodhur në vitin 2008 gjatë një konflikti për motive të dobëta ku mbeti i vrarë Arjan Xhambazi dhe u plagos një tjetër. Atëherë për këtë ngjarje autoritetet greke mundën të identifikonin dhe ndalonin vetëm njërin prej tre autorëve të dyshuar.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?