Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Abdulla Budllës 71 vjeçarit, do të qëndrojnë në burg. Me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me paramendim dy të rinjtë kanë pranuar krimin duke thënë se gjithçka e bënë pasi Budlla i kish poshtëruar duke mbajtur lidhjen intime me nënë e tyre dhe i kish ngacmuar edhe motrën.
Me një mjet të marrë me qira në biznesin e Gersian Celës dy vëllezërit pasditen e tre gushtit mbërritën në Fushë Prezë ku Budlla punonte si taksist dhe e vranë. Arrest në burg gjykata caktoi edhe për Çelën ndaj të cilit rëndon akuza e posedimit dhe trafikimit të drogës, pasi gjatë kontrollit për kapjen e mjetit të krimit GOLF 5 policia i gjeti Çelës edhe 60 g kokainë.
Vëllezërit Shera kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën. Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t'i ngacmonte familjarët e tyre.
71-vjeçari Abdulla Budlla u ekzekutua me 7 plumba me 3 gusht, ndërsa autorësinë e vrasjes e mori përsipër vëllai i madh Sajmir Shera, i cili tha se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit.
30-vjeçari është shprehur se për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë.
Para seanca së sotme është edhe Gresian Çelës, i cili i kishte dhënë me qira makinën vëllezërve. Ai është arrestuar pasi në biznesin e tij iu gjetën armë zjarri dhe drogë, ndërsa në lidhje me ekzekutimin e aksistit, Cela është shprehur se nuk ka dijeni për ngjarjen.
Të mjerët , për fjalë goje tani do kalben në burg . Tmerr !
PërgjigjuMendoj se nuk kane patur mundesi tjeter me kete qelbesire. Mire kane bere!