Foto ilustruese

Vranësira dhe kthjellime të herëpashershme, parashikimi i motit për sot

19 Shtator, 07:00| Përditesimi: 19 Shtator, 07:12

  • Share

Vendi ynë edhe sot do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qendre ciklonare pozicionuar mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime (diell) me këto të fundit më tepër në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Megjithatë, në periudha afatshkurtra reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në momentin e zhvillimit të vranësirave si dhe përgjatë vijës bregdetare dhe lugina ajo hera-herës fiton shpejtësi 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 11 deri 20°C

në zonat e ulëta 15 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?