Sociale

Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin...parashikimi i motit për sot (VIDEO)

3 Tetor, 07:09| Përditesimi: 3 Tetor, 08:14

  • Share

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe këtë të premte.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit gjatë orëve të mëngjesit.

Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të lokalizohen kryesisht në relievet kodrinore-malore verilindje-juglindje-jug, ndërsa reshjet e shiut do të kovertohen në reshje dëbore në verilindje në lartësinë mbi 700- 1000metër, juglindje 1100-1300metër mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 12m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 23m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?