Foto ilustruese

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot

31 Gusht, 07:26| Përditesimi: 31 Gusht, 07:31

  • Share

Vendi ynë edhe këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet mealternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.

Vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malor hera-herës deri mesatar.

 Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë me efikas për qytetarët se ai i kaluari?