Foto ilustruese

Vranësira dhe shira dominante në mëngjes, pasdite moti do përmirësohet...parashikimi për sot

24 Shtator 2020, 07:21| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 07:24

  • Share

Sipas MeteoAlb: Paraditja vijon në ndikimin e motit të paqëndrueshme, ku vranësirat e dendura dhe shirat mbeten dominante. Por mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të përkohshëm të motit fillimisht në ultësirën perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Brigjet e Egjeut vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Po ashtu Qendra e kontinetit mbetet me mot të kthjellët. Ndërsa vranësira dhe shira mbizotërojnë Europën Perëndimore, pjesërisht Rajonin e Mesdheut dhe Europën Veriore.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?