Sociale

Vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për sot

7 Shkurt, 07:19| Përditesimi: 7 Shkurt, 07:20

  • Share

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht deri të dendura(kalimtare), të përqëndruara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 9°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 2 deri 17°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 4 deri 16°C

Faleminderit që na ndiqni!

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?