Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri mesatar orët e mesditës e hera –herës të dendura kryesisht në lindje të vendit.
Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperatura maksimale do të shënojë vlerën maksimale 22 gradë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryrë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Komente
