Foto ilustruese

Sociale

Vranësira dhe temperatura deri në 26 gradë...parashikimi i motit për sot

8 Maj, 07:42| Përditesimi: 8 Maj, 07:48

  • Share

Vendi ynë edhe këtë të enjte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vranësirat do të do të dominojnë që ne orët e para të ditës

Në mesditë dhe pasdite vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në zonën e veriut dhe qendrës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 26 gradë celcius në Elbasan dhe Berat

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fitoi shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?