Sociale

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot 

12 Dhjetor 2024, 07:15| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 07:17

  • Share

Ditën  e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 10°C                                                                                                                                                          

në zonat e ulëta 1 deri 16°C                                                                                                                                                                

në zonat bregdetare 4 deri 16°C

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?