Mëngjesi i kësaj të enjte do të fillojë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Por pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta e të izoluara shiu e dëbore në disa qytete të vendit tonë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -4°C deri në 12°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.
Komento