Foto ilustruese

Sociale

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për fundjavën

2 Mars, 07:31| Përditesimi: 2 Mars, 07:33

  • Share

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për tu izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Për sa i përket ditës së diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Faleminderit që na ndiqni dhe mos hezitoni të na kontaktoni për informacion të mëtejshëm!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?