Foto ilustruese

Sociale

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

2 Shkurt, 07:18| Përditesimi: 2 Shkurt, 07:23

  • Share

Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?