Foto ilustruese

Sociale

Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

16 Janar, 07:15| Përditesimi: 16 Janar, 07:16

  • Share

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në bregdet: 2/14°C

në vendet e ulëta: -2/14°C

në vendet malore: -8/5°C

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?