Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot

1 Tetor, 07:09| Përditesimi: 1 Tetor, 08:01

  • Share

Vendi ynë ditën e sotme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore të territorit.

Era pritet të jetë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina 10-12m/sek. 

Prezencë e mjegullës do të ketë në orët e para të mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 23°C

në zonat e ulëta 7 deri 27°C

në zonat bregdetare 12 deri 27°C

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?