Sociale

Vranësira mesatare me reshje të herëpashershme shiu, parashikimi i motit për sot

3 Shkurt, 07:20| Përditesimi: 3 Shkurt, 07:22

  • Share

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore me rezultat kryesor të tyre rënien e temperaturave (pa përjashtuar këtu ditët me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu apo dëbore).

Në këtë mënyrë për ditën e sotme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me kthjellime, bën me dije Shërbimi Meterologjik Ushtarak. 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët por lokalisht ato do të jenë me intensitet deri dhe mesatar.

Reshjet e shiut të herëpashershme por lokale dhe intensitet (kryesisht) të ulët vijojnë edhe për ditën e Martë deri në orët e mesditës më pas ka ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?