Vranësira në të gjithë vendin dhe temperatura të ulëta! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

5 Mars 2022, 07:16| Përditesimi: 5 Mars 2022, 07:44

  • Share

Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në zonën bregdetare dhe të ulët. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet të ulët dhe më të pranishme do të jenë në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?