Foto ilustruese

Sociale

Vranësira të herëpasshershme dhe reshje shiu...parashikimi i motit për sot

26 Mars, 07:22| Përditesimi: 26 Mars, 07:23

  • Share

Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të përfshihet nga moti i paqendrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Era do të fryjë juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 22m/s.

Ndërsa në det valëzimi do të jetë deri në 3-4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?