Vranësirat prezente në gjithë territorin, shi në zonat malore! Si do jetë moti për sot

25 Maj 2020, 07:20| Përditesimi: 25 Maj 2020, 07:40

  • Share

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve në vend por mesdita dhe pasditja sërish shtojnë vranësirat në territor, ndërsa reshje priten në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  9°c verilindja deri në 30°c ultësira perëndimore.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor –verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të kontinentit europian, përjashtim bën rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut, të cilët vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?