Bota

Vrasësi i 39 emigrantëve të paligjshëm në Essex pranon fajin, kërkon marrëveshje me drejtësinë

25 Nëntor 2019, 13:08| Përditesimi: 25 Nëntor 2019, 13:10

  • Share

Maurice Robinson, shoferi nga Irlanda e Veriut, i cili u akuzua për vrasjen e 39 emigrantëve të paligjshëm të cilët u gjetën të vdekur brenda një kamioni frigoriferik muajin e kaluar në Essex, ka pranuar fajin dhe akuzat për trafik ilegal klandestinësh.

Përmes një video lidhje nga burgu “Belmarsh”, Maurice Robinson, 25 vjeç, ka kërkuar marrëveshje me organet e drejtësisë, por që nuk është pranuar.

25-vjeçari, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e emigrantëve, burra, gra dhe fëmijë, ka deklaruar para gjykatës se ishte palë e një organizate që bënte kalimin e emigrantë në mënyrë të paligjshme përkundrejt pagesave.

Në mesin e viktimave të gjetura në kamion ishin 31 burra e djem dhe tetë gra, kryesisht nga Vietnami dhe Kina.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?