Vetëm 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, Namik Rustemi! Ky është vendimi i dhënë nga gjykata e Fierit, dy ditë më parë, ndaj Ilir Nukajt, i cili akuzohet se vrau për shkak të një konflikti banal 80-vjeçarin në fshatin Povelçë.
Vendimi ka tronditur 78-vjeçaren Ajdine Rustemi, bashkëshorten e të ndjerit.
E moshuara, që ishte dëshmitare dhe viktimë e dhunës, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.
“Unë kërkoj drejtësi nga shteti të japë dënimin e merituar. Ai (Rustemi) nuk ishte pulë që ra në kanal por ishte njeri. Burri im nuk ndërroi jete nga pleqëria, por nga goditja. Prokurori Denis Hyka ka thënë në gjyq se ndërroi jetë nga mosha, kjo nuk është e vertetë. Burri im ndërroi jetë nga goditja. Nuk jemi dakord me gjyqin që bënë. Ne do kërkojmë lart në shtet”.
Ngjarja ndodhi më 12 tetor 2024 në fshatin Povelçë të Fierit. Sipas dëshmisë së Ajdine Rustemit, bashkëfshatari i tyre Ilir Nukaj hyri në dyqanin e tyre ushqimor dhe kerkoi birra. Pasi u refuzua, nisi të shante e të godiste fillimisht Ajdinen, e më pas të shoqin, duke e shtyrë me forcë deri u perplas me shkallet.
“Ka ardhur në orën 1 e drekës . Ai kur hyri nuk trokiti dhe ka vajtur tek frigoriferi. Ka thënë birrë! Të q** kurvën dua birrë! Çfarë të kemi bërë pse na shan?- i tha burri dhe ai qëlloi burrin dhe më pas më qëlloi dhe mua. Erdhën ca fëmijë e kanë nxjerr jashtë. Mua më ra me grusht dhe rashë përmbys, po të kisha rënë si burri (me kokë) do kisha vdekur dhe unë. Burrit i doli gjak nga hundet dhe shkume nga goja! “Çfarë na bëre”, i thashë dhe ai më tha “do ju sh** dhe tullat e shpisë”.
Report Tv mëson se në gjyq, prokurori i çështjes, Denis Hyka kërkoi 10 vite burg për veprën “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen” dhe 1 vit shtesë për plagosjen e lehtë të bashkëshortes, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, prokurori kërkoi ulje me një të tretën, duke propozuar 7 vjet burgim. Gjykata e Fierit vendosi 8 vite burg për Ilir Nukajn.
Report TV ka siguruar vendimin paraprak ku thuhet se trupi gjykues i përbërë nga Klodiana Kryeziu, Alfred Konomi dhe Noel Veizi, shpall fajtor Ilir Nukajn për ‘plagosje të rëndë me dashje’. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënohet me 8 vite burg."
Ndërsa avokati i familjes Rustemi, Toto Avdiaj, e konsideron dënimin të padrejtë dhe do ta apelojë çështjen, duke kërkuar 17 vite burg për Ilir Nukajn.
E moshuara është e frikësuar për jetën e fëmijëve dhe nipërve. Sipas saj, lirimi i dhunuesit do ishte katastrofë për familjen e saj. Ajdine Rustemi kërkon që Ilir Nukaj të dënohet maksimalisht kur ccështja të kalojë në Gjykatën e Apelit.
“Ne jemi të rrezikuar, halli që më ra mua mos i raftë kujt, nipat e të gjithë janë të frikësuar!”.
Komente

A moj nëne në këtë vend më tepër dënohet një hajdut xhepash se sa një vrasës....kjo është drejtësia e mbushur me ndyrësira gjyqtarë e prokurorë.
Përgjigju