KORE E JUGUT - Gwangju e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Gimcheon Sangmu, për raundin e 23-të në elitën e futbollit në Korenë e Jugut. Vendimtar për vendasit ishte Jasir Asani. Sulmuesi i Kombëtares e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të me një supergol, aq sa komentatori e quajti "vrasësi shqiptar".
Jasiri mori një pasim nga Choi Rok, udhëhoqi topin dhe krijoi hapësirën, për të lëshuar më pas një të majtë diagonale nga jashtë zone, e cila fundin e udhës e kishte në rrjetë. Asgjë nuk mund të bënte gardiani rival Lee për të ndalur mëngjarashin kuqezi.
Vetëm dy minuta pas golit, Asani shënoi një tjetër gol, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Pas golit Asani kopjoi Cristiano Ronaldon me festimin e tij, duke thënë se "këtu vendos unë". Ky ishte goli i 17-të për sulmuesin 30-vjeçar në Korenë e Jugut këtë sezon, nga të cilat nëntë në Champions League aziatike dhe tetë në kampionat.
Komente
