Autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj

Kronikë

Vrasësi Zykaj: S’u bie në qafë kushërinjve, po me ngacmuan atëhere s’i le rehat…

10 Gusht 2018, 22:48| Përditesimi: 11 Gusht 2018, 03:15

  • Share

Një tjetër detaj nga rrjetet sociale të Zykajt që vrau 8 të afërm është fakti se ai përpiqej të shkruante “poezi” të ndryshme, shumë prej të cilave të dhunshme dhe me urrejtje. Në pjesën e komenteve një i afërm e këshillonte Ridvanin para dy viteve të mos konfliktohej me kushërinjtë, sidomos në Facebook.

Por ai pasi e falënderonte për këshillën “xhaxhanë”, i kujtonte atij se “unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po me ngacmuan atëherë s’i lë rehat. Unë s’kam bëj, por ja që e kam këtë gjë.” Sipas policisë, 24-vjeçari ka ekzekutuar vëllain e gjyshit të tij Demir Zykajn sëbashku me bashkëshorten, djalin Azemin me bashkëshorten si dhe djalin tjetër, Besimin me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Deri më tani nuk dihen ende motivet e krimit makabër e as nëse ky ka qenë një konflikt i shtrirë në kohë mes të riut dhe kushërinjve të tij, apo gjaknxehtësi e rastit. Nga këqyrja e faqes në Facebook të të riut, bie në sy se ka qenë një përdorues alkooli, ku nuk mungojnë as fotot me shumë birra mbi tavolinë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?