Kronikë

Vrasja e 67-vjeçarit dje në Kurbin/ Arrestohet autori, u prangos me armën e zjarrit me vete! Policia: Krimi ndodhi për motive pronësie (EMRI)

25 Shkurt, 16:35| Përditesimi: 25 Shkurt, 18:43

  • Share

KURBIN - Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilës të Kurbinit ka ndodhur për çështje pronësie. Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen, duke identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar.

Ai është Dashnor Tota, 53 vjeç, banor i zonës, ku për kapjen e tij u angazhuan Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

'Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:    

D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.', njofton policia.

Ai ishte fshehur në masivin pyjor të zonës ku ka ndodhur ngjarja, ndaj dhe blutë e përqendruan vëmendjen aty, duke monitoruar të gjithë terrenin. Ndërkohë nga veprimet e kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimës, rezulton se ai është qëlluar plot gjashtë herë me pistoletë, ku një plumb e ka prekur në kokë dhe dy të tjera në pjesën e gjoksit.

Dod Mamli u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali të cilët konstatuan trupin e viktimën dhe njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar se 67-vjeçaari kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar 6 gëzhoja dhe telefoni i viktimës, ndërsa nga hetimet e kryera rezulton se ai është vrarë pas një konflikti për çështje pronësie.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke pyjore në trojet e vjetra, ku 67-vjeçari kishte nisur ta punonte, pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe ende nuk dihet nëse ka patur konflikte të mëparshme me bashkëfshatarin e tij Dashnor Tota.

Ora 18:41
Ky është 67-vjeçari që u ekzekutua për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit (FOTO)

1740504983_dodmamli.jpg

Dod Mamli

Ky është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit në fshatin Zhejë të Kurbinit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?