Kristian Cenaj dhe Mariglen Gjonaj

Vrasja dhe groposja e 16-vjeçarit në Kurbin, dosje penale kalon për gjykim! Kristian Cenaj do përballet me akuzën ‘vjedhje me pasojë vdekjen’

19 Nëntor 2023, 09:11| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 10:08

  • Share

31-vjeçari Kristjan Cenaj i arrestuar 1 vit më parë për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Kurbin, do të përballet në gjykatë me akuzën e "Vjedhjes me pasoje vdekjen”. Pas disa seancash gjyqësore paraprake, dosja penale me të pandehur të riun nga Mamurrasi ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm Lezhë.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se 31-vjeçari e ka vrarë adoleshentin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse adoleshentit të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes. Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh vetëm pak muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonen e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij në 2015.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?