Kronikë

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

24 Nëntor 2024, 14:28| Përditesimi: 24 Nëntor 2024, 18:50

  • Share

Policia e shtetit reagon lidhur me dëshminë e të atit të shokut të Martinit që mbeti i plagosur gjatë sherrit para shkollës "Fan Noli" 

Policia thotë se nga dëshmitë dhe pamjet në vendngjarje nuk implikohet një autor i dytë.
 

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së një jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik.


Lajmi kryesor:

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël


S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 24/11/2024 16:12

    Nxirrni pamjet e shuani thashethwmet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?