Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat u ndal edhe tek vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Braçe tha se kjo ngjarje është një model tipik dezinformimi, që sipas tij po vazhdon ende. Për qëllime politike, Braçe thotë se janë atakuar qëllimisht SPAK e BKH. Për gazetarët, Braçe tha se Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit.
“Ngjarja në Tiranë pranë një shkolle ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Prokuroria po bën çfarë është e mundur për ti shkuar në fund krimit. Nisur nga informacionet që u ndanë i kemi kërkuar prokurorisë të hetojë deri në fund një rast model dezinformimi që i është bashkëngjitur atij krimi. Një rast shumë i qartë dezinformimi me synim të qartë politik që vazhdon. Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e këtij aspekti, të dezinformimit. Në raport me SPAK, BKH dhe me atakun e drejtpërdrejtë apo përfshirjen në ngjarje të këtyre institucioneve”, tha Braçe.
Lajmi kryesor:
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
SI.E./ReportTv.al