VIP & Spektakël

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Luiz Ejlli: Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën! Për sa kohë heshtim, thika është në duart tona (VIDEO)

15 Gusht, 17:30| Përditesimi: 15 Gusht, 17:39

  • Share

Vrasja e Erald Xhejos, 14-vjeç nga bashkëmoshatari në Maliq ka tronditur mbarë opinionin publik. Një prej tyre është edhe këngëtari Luiz Ejlli i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo ngjarje është pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar.

Ndër të tjera këngëtari shprehet se pas kësaj tragjedie sy nëna sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta.

"Dy nëna që sot nuk dinë ku të gjejnë frymën dhe dy familje që nuk do të jenë më të njëjta. Këta fëmijë janë të uritur, mes dhunës, inatit, mungesës së dashurisë dhe mungesës së kujdesit. Shkollat flenë, prindërit nuk e kanë mendjen, shteti mbyll sytë, fëmijët po mbyten në dhunë. Nuk janë tragjedi të rastit, janë pasqyra e shoqërisë që ne kemi ndërtuar dhe po e vazhdojmë, ku dashuria është opsionale. Dhe fëmijët mësojnë nga rruga që konfliktet zgjidhen vetëm me thikë ose me gjak dhe për sa kohë ne heshtim, thika është në duart tona. Nëse sot nuk çohemi, nesër e ka radhën ai tjetri“, u shpreh Ejlli në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes (14 gusht) në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Dy të rinjtë dyshohet se kanë pasur një sherr të mëparshëm dhe ishin takuar për t’u sqaruar. Në vend të sqarimit përfunduan në përleshje fizike, ku u përdor fatalisht edhe arma e ftohtë. Autori mbeti i plagosur, por jo me mjet prerës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?