Vrasja e 14-vjeçarit/ Sokol Dema: Diskutimi verbal u pasua me grushte dhe në fund u nxor një tek thikë nga autori! Barkaj: Pati përplasje në ambjentet e shkollës

18 Nëntor, 22:28| Përditesimi: 18 Nëntor, 23:07

  • Share

Vrasja e 14 vjeçarit Martin Çani prej një bashkëmoshatari tronditi sot kryeqytetin. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, teksa dy grupe të rinjsh u zunë me njëri-tjetrin pas përfundimit të mësimit. 

Gazetari Sokol Dema shprehet se dinamika e ngjarjes ka qenë e shkurtër. Gjatë sherrit mes të rinjve vetëm autori ka pasur thikë, që vrau Martin Çani, plagosi shokun e tij dhe u vetëplagos. 

Ka qenë shumë shkurt si dinamikë. Në një rrugicë pranë shkollës një rrugicë qorre. Janë takuar një grup personash dy palë dhe menjëherë ka nisur diskutim verbal. Mund të jetë lënë takim për të kryer një sqarim, janë takuar grupet. Ka patur diskutim verbal u pasua me grushte dhe në fund u nxor vetëm një tek thikë nga një prej autorëve dhe kemi këtë bilanc. Një i vrarë dhe shoku i tij në spitalin e Traumës. Autori i ngjarjes është vetëplagosur në pjesën e dorës dhe krahut dhe po mjekohet. Ka një flet arresti për të.

Gazetari Esido Barkaj thekson sherri nisër që ditën e premte mes autorit dhe viktimës, për të vijuar të hënën tek banjot e shkollës dhe pas përfundimit të mësimit u bashkuan dhe disa të rinj të tjerë. 

Ka qenë debat mes adoleshentësh. Togfjalëshi pse më sheh ka qenë zanafilla mes fëmijëve. Kanë pasur përplasje të premten në ambjentet e shkollës. Viktima dhe autori nxënës të një shkolle. U ndanë nga roja i sigurisë së shkollës. Gjatë ditës së sotme u takuan në banjot e shkollës u përplasën. Viktima ka lajmëruar shokun e tij nxënës në Sauk për sherrin që do ndodhte. Pas përfundoi shkolla u spostuan në një rrugicë ku ka nisur konfrontimi, janë gjuajtur me grushta dhe autori nxori thikën, goditi disa herë në kraharor. U munduan ta çonin tek poliklinika por u dërgua tek Trauma. 

Për sherrin e së premtes u mor vesh nga strukturat brenda shkollës dhe nga drejtoria por nuk u mendua që situata mund të shkonte deri në vrasje, shton Dema.

Konflikti që ndodhi të premten, u kuptua nga të gjithë strukturat brenda shkollës. Po ashtu dhe nga drejtoria. Nuk u mendua se mund të përfundonte me vrasje. Në përfundim e sipër u duk sikur gjërat u qetësuan. Kur ditët kaluan situata mes dy fëmijëve, nuk ka kaluar. Takimi sot paradite në banjot e shkollës u pa nga roja e sigurisë. Ndoshta nuk ka njoftuar dhe e ka lënë situatën të rrjedh. Duhet të kishte kontroll më të shtuar. Janë skena që i sheh në të gjithë shkollat e kryeqytetit. Edhe ngjarje si kjo e sotmja. 

Barka përcolli në studio edhe shqetësimin e disa prej banorëve që tregojnë për sherret e shpeshta në atë zonë mes adoleshentëve. 

Takuam disa prej banorëve që u shprehën të shqetësuar. Një rrugicë që lidhe me pazarin e ri. E disata herë që përsëriten këto raste. Fajësonin shkollën që nuk ka marrë masa. Nuk dihet nëse debati i së premtes nëse janë vendosur në dijeni prindërit. Përplasjet vijojnë dhe virtualisht. 

Juristi Indrit Sefa thotë se situata është e rëndë dhe fajtore është e gjithë shoqëria së bashku me shtetin.

Situata qenka më e rëndë nga raportimi. Nuk e kuptoj mungesën e marrjes së masave. Ministria dhe drejtoria nuk mund të trajtojnë shkollën brenda kufijve. Kultura që merret aty duhet të shtrihet edhe përtej. Këta fëmijë kanë dhe jetë jashtë kufijve të shkollës. Këtu ka të rinjtë që duan të ikin të bëjnë shtëpi bari në Londër. Kjo është tmerr i jashtëzakonshëm. Jemi fajtor të gjithë. Shteti fajtor për mënyrën si e trajton shoqërinë dhe individin. 

Analisti Zylyftar Bregu u shpreh se rrjetet sociale sot kanë një ndikim shumë negativ pasi prodhojnë bullizim dhe sharje. 

Në këtë kohë që jetojmë secili prej nesh ka dy ose më shumë jetë. Njëri profili real dhe tjetri virtual. Këto dy jetë paralel e vjen një moment që takohen. Ai sherr nis në një jetë virtuale dhe zhvendoset dhe pasojat janë në jetën reale. Ajo prodhon bullizim, sharje, fyerje. Këto pasoja i vuajmë në realitetin real. Shteti shqiptar është prapa në njohjen dhe dënimin e krimeve virtuale. Po bëhet kodi i ri penal. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?