Fatjon Bici dhe vendi ku ndodhi krimi

Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

17 Prill, 10:37| Përditesimi: 17 Prill, 15:41

  • Share

ELBASAN- Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit e përfshirë në ngjarje. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur. Por gjykata me herë ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Kjo do të thotë se do të jetë gjykata që do të përllogarisë më tej dënimet e tyre.

Më 16 Maj 2023 Fatjon Bici u vra me thikë vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët e moshës 15 dhe 16 vjeç, O. Çarçiu, E. Karaj, S. Murati, Xh. Çekrezi,  i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. 

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta rras lala: 17/04/2024 13:02

    Cjane keto denime qesharake, po Fatjoni qe po kalbet ne dhe? Varini mu ne qender te Gramshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?