ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 4 të miturit që vranë me thikë 16-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh 4 ditë më parë. Report Tv mëson e trupa gjykuese vendosi që autorët do qëndrojnë në paraburgim gjatë hetimeve.
Një prej avokatëve përfaqësues të një prej të rinjve, Oligert Kume tha se autorët kanë shfaqur pendesë, jo vetëm në sallë, por edhe gjatë marrjes në pyetje.
“Shfaqen shenja pendese, jo vetëm në sallë, por edhe gjatë marrjes në pyetje”, tregon avokati.
Ai shtoi, se përgjegjësi për këtë vrasje, ka jo pak shoqëria.
“Sot përgjegjësia bie mbi shoqërinë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që drejtësia do të bëjë punën e saj”, përfundoi avokati.
16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë.
Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.
I nderuar z. avokat ! Normale qe do shfaqin shenja pendese. Edhe une po te vras ndonje person do te shfaqe shenja pendese.Duhet te shfaqin shenja pendese mbas 35 vjetesh burg.,por nuk te ka ndodhur ty ne familje.
PërgjigjuPendesë e satëme o avokat