Kosova & Rajoni

Vrasja e 18-vjeçares, del raporti paraprak mjekoligjor: Ndërroi jetë 24 orë përpara se të dërgohej në spital, u dhunua për 2 ditë rresht

25 Gusht 2021, 09:00| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 14:39

  • Share

FERIZAJ- Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj Dardan Kriqava, dyshohet se ka ndërruar jetë 24 orë përpara se dy të rinjtë ta çonin në spital. Ky lajm është bërë me dije nga Nazlie Balaj, këshilltare e Ministrisë së Drejtësisë.

Në një prononcim për mediat kosovare, Balaj është shprehur se kemi të bëjmë me një rast politraumë, ku ndaj 18-vjeçares është ushtruar dhunë për dy ditë radhazi.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i M. është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj.

Referuar analizës paraprake mjekoligjore, Nazlie Balaj ka bërë me dije se dhuna që është ushtruar ndaj Marigona Osmanit ka agravuar deri në thyerjen e gjymtyrëve. Por, sipas saj raporti përfundimtar ende nuk ka përfunduar, ku pritet që të zbulohen të gjitha shkaqet.

”Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Balaj.

Pas humbjes tragjike të 18-vjeçares ka folur edhe xhaxhai i viktimës, Remzi Osmani. Në një prononcim për mediat kosovare ai thotë se ka mbetur i shokuar kur ka parë kufomën e mbesës, pasi ajo kishte shumë shenja dhune në fytyrë e në gjunjë. Xhaxhai e cilësoi si një ngjarje horror, ku theksoi se një gjë të tillë ai s’do t’ia bënte as hasmit. Dhimbja e tij për humbjen e mbesës është shumë e thellë, duke e bërë atë që të thotë se nëse drejtësia nuk vihet në vend nga autoritete, për ata ekzistojnë ende ligjet e kanunit.

“Kur e pamë kufomën, fytyrën e saj dhe trupin se çfarë i kishte bërë ai, unë s’do mundesha t’ia bëja as hasmit e lërë më personit që e kam në shtrat. Kishte shumë shenja në fytyrë, në gjunjë, e rrahur, e dhunuar, shumë e sulmuar, dukej si horror. Ai ka qenë sigurisht në ndikim të alkoolit e drogës, sepse njeriu normal nuk mund ta sjellë dikë në atë gjendje. Edhe nëse do ta lironin nga burgu nesër, prapë nuk jemi pishman, sepse në Kosovë kemi dy drejtësi, është ajo ligjore dhe ajo e kanunit. Nuk është e lehtë për ne, është dhimbje e madhe ajo që na ndodhi,” u shpreh xhaxhai i të ndjerës.

Vrasja e Marigona Osmanit ka tronditur opinion publik në mbarë vendin, teksa ditën e djeshme iu dha lamtumira e fundit. 18-vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës është dhunuar nga bashkëjetuesi Dardan Krivaqa. Ai së bashku me shokun e tij, Arbër Sejdiu, dy ditë më parë e lan të vdekur Osmanin në derën e spitali dhe u larguan me një makinë ‘Audi A8’ me targa zviceriane.

Ditën e djeshme policia e Kosovës ka rritur që të arrestoj, Dardan Krivaqën i cili po fshihej pas ngjarjes, ndërsa shoku i tij ra në pranga dy ditë më parë, të cilit i është dhënë një muaj paraburgim. Deri më tani, dyshohet se Dardan Krivaqa ka ushtruar dhunë ndaj 18-vjeçares pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me djali e dajës.

Dradan Krivaqa nuk ishte i panjohur për autoritetet kosovare, pasi ishte një person me precedent të mëparshëm penal. Në një prononcim për Report Tv, babai i të ndjerës është shprehur se Marigona Osmani kishte dy muaj që jetonte me Dardan Krivaqën, ndërsa ai nuk e dinte që 29-vjeçari kishte të shkuar kriminale. Me dhimbjen e madhe ai ka thënë se vdekjen e vajzës e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas kishte shkuar për të identifikuar trupin e pajetë të të resë, që u gjet në derën e spitalit në Ferizaj.

Vrasja e 18-vjeçares solli protesta nga të rinjtë, të cilët u mblodhën dje në qendër të qytetit në shenjë revolte kundër dhunës. Sakaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pranishëm në ceremoninë mortore të Osmanit ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe autori i ngjarjes të marrë dënimin e merituar.

Ora 14:34
Vrasja 18-vjeçares, gjykata vendos një muaj paraburgim për Dardan Krivaqën

Një muaj paraburgim ka vendosur Gjykata Themelore e Ferizajt për Dardan Krivaqën, i cili dhunoi për vdekje bashkëjetuesen e tij, Marigona Osmanin. 29-vjeçari, Dardan Krivaqa akuzohet për vepërn penale ‘vrasje e rëndë’ kryer në bashkëpunim.

Admir Salihu, avokati i Krivaqës ka bërë me dije për ‘Gazetën Express’ se 29-vjeçari është mbrojtur në heshtje.

“Klienti im nuk ka deklaruar asgjë. As me mua nuk ka folur. Në këtë fazë është mbrojtur në heshtje. Kurrgjë s’ka fol. As mua nuk më ka dhënë autorizim që të flasë për të. E ka shfrytëzuar të drejtën me u mbrojt në heshtje”, tha Salihu.

Ora 12:32
Dardan Krivaqës i përkeqësohet gjendja shëndetësore, ndërpritet seanca për caktimin e paraburgimit

Seanca për caktimin e masës paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës është ndërprerë, kjo për shkak se atij iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Sipas medias kosovare Telegrafi, në Gjykatën Themelore në Ferizaj u dërgua ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ai është nxjerr nga salla e gjyqit nga forca të shumta policore, ndërsa bëhet me dije se seanca do të vazhdojë përsëri dhe po pritet vendimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sajmiri: 25/08/2021 20:30

    turp e faqja zez e poshtur djal i degjeneruar duket se qenki lle rrac e paster me djalin e dajes legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?