Pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj Muhabi Osmani, babai i viktimës ka folur për mediat kosovare. Sipas tij, vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar prandaj nuk ka treguar për dhunën e ushtruar nga Dridan Kriqava, djali me të cilën ajo jetonte.
Në një prononcim për RTK-në, babai ka shtuar se shpeshherë e kanë pyetur vajzën se si shkonte marrëdhënia mes çiftit, por sipas tij, ajo nuk ka treguar asgjë sepse ndaj 18-vjeçares është ushtruar presion psikologjik.
Ai ka pohuar faktin që 18-vjeçarja po jetonte me Dritan Kriqavën prej dy mujash, siç tha edhe daja i saj për Gazetën Express. I tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, Muhabi Osmani iu ka bërë thirrje prindërve të tjerë të kenë kujdes fëmijët e tyre se me çfarë njerëzish shoqërohen. Teksa është shprehur se drejtësia nuk duhet ta kishte lënë të lirë një person që është i dyshuar për vepra të tjera penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ E la të vdekur në derën e spitalit, arrestohet bashkëjetuesi i 18-vjeçares! Familjarët e shokut: Parandaloi një vrasje të dytë, autori bashkëpunoi me policinë! I ati i viktimës: S'e dinim të shkuarën e tij!
SI.E./ReportTv.al